Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së

Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së

Ka dështuar mbledhja e Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së.

Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, bëri me dije se në mbledhje munguan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, deputetet e PDK-së, Ariana Musliu dhe Ganimete Musliu kanë lëshuar sallën.

Në këtë mënyrë, u pamundësua mbajtja e mbledhjes.

U bë e ditur se mund të ftohet një takim gjatë ditës.

30 kandidatë kanë aplikuar për t’u përzgjedhur si anëtarë të KPM-së. 3 duhet të jenë nga komuniteti shqiptar dhe dy nga ai multietnik. Këta më pas duhet t’i emërojë Kuvendi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT