Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeLajmeDeputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd – mbrëmë kishte publikuar...

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd – mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëveSinjali

Në Beograd është ndaluar Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi.

Atë e ka ndaluar Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) e Serbisë.

Këtë informacion e ka konfirmuar për “Vijesti” Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit malazez, Milo Gjukanoviqit.

Në DPS thanë se një person i afërt me Vukoviqin, i cili ishte me të privatisht në Beograd, tregoi se anëtarët e BIA-s e arrestuan atë teksa po dilte nga hoteli “Hilton”.

Sipas një burimi të “Vijesti” që ishte i pranishëm gjatë ndalimit, disa persona me uniformë dhe dy me rroba civile, të cilët u prezantuan si pjesëtarë të BIA-s, e pritën përpara ashensorit dhe e ndaluan, shkruan Telegrafi.

Vukoviq u shpjegoi atyre se ndodhej në Beograd si shoqërues i një anëtari të familjes për arsye shëndetësore. Ai tha se po përgatiteshin të ktheheshin në Mal të Zi, por pavarësisht kësaj, u ndalua.

Nga DPS thanë për “Vijesti” se nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij aktuale dhe po përpiqen të angazhojnë një avokat.

Ndryshe, Vukoviq mbrëmë publikoi një video nga protestat në Beograd në llogarinë personale në Facebook. 

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT