Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeDënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët: Lavdi...

Dënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët: Lavdi heroit Afrim Bunjaku

Deputetët e Kosovës kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin “Banjskë”, ku tre të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist të shtatorit 2023.

Vendimi është pritur me duartrokitje në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pasi është bërë i ditur lajmi për dënimin e tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur këtë vendim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë.

“Më lejoni të përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Haxhiu ka theksuar se drejtësia për këtë rast nuk përfundon me këtë vendim.

“Megjithatë, drejtësia për sulmin në Banjskë nuk përfundon këtu, ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radoiçiq transferohet në Republikën e Kosovës së bashku me terroristët tjerë. Lavdi heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku”, është shprehur ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT