Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeDëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia: Është vërejtur edhe një zjarr

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia: Është vërejtur edhe një zjarr

Është dëmtuar monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik.

Kjo ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë, e cila ka shprehur indinjatë të thellë për këtë veprim, duke e cilësuar si akt barbar.

“Të nderuar bashkëluftëtar, të nderuar qytetar të Komunës së Kaçanikut, sot kemi marrë njoftimin se shkronjat e UÇK-së që janë të vendosura tek Guri i Shpuar, janë dëmtuar rëndë nga persona keqbërës, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes te shkronjat dhe është duke u marrë me rastin. OVL e UÇK-së dega në Kaçanik, shprehë indinjatën e thellë mbi këtë akt barbar, njëherit edhe e dënon ashpër, kushdo qoftë prapa kësaj vepre të ndytë!”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin. Sipas dyshimeve të para, simboli është dëmtuar nga persona të panjohur dhe ende nuk dihet koha e saktë e ngjarjes.

Siç ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, “në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave”.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT