Lumbardh Dellova mund të bëjë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në elitën e futbollit ukrainas.
Klubi i njohur Dynamo Kyiv është i gatshëm të paguajë 950 mijë euro për kartonin e reprezentuesit të Kosovës.
Sipas “Gol.bg”, 27-vjeçari aktualisht është pjesë e gjigantit bullgar CSKA Sofia.
Dynamo Kyiv po synon të forcojë repartin defensiv për sezonin e ardhshëm, ndërsa Dellova vlerësohet si një nga opsionet kryesore për mbrojtjen.
Qendërmbrojtësi së fundi është larguar nga grumbullimi me Kosovën për shkak të një lëndimi.
Dellova është pjesë e CSKA Sofias që nga viti 2024, kur u transferua nga Ballkani i Suharekës për 350 mijë euro.
Ai ka kontratë me klubin bullgar deri në verën e vitit të ardhshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


