Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeShowbizDebatik Curri nis aventurën te Gjilani me fitore ndaj Prishtinës së Re

Debatik Curri nis aventurën te Gjilani me fitore ndaj Prishtinës së Re

Gjilani ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e qetë më të dyja ekipet që luftën e zhvillonin kryesisht me duele në fushë, por pa rrezikuar seriozisht portat.


Me fillimin e pjesës së dytë Gjilani filloi të tregohej më i rrezikshëm dhe në fund ia dolën që të sigurojnë tri pikë.

Goli i fitores për mysafirët erdhi në minutën e 82-të ku arritën të realizojnë për 1-0 që në fund ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi.

Me këtë triumf, Debatik Curri e nis me këmbë të mbarë aventurën te Gjilani pasi zëvendësoi në stol Ardian Nuhiun.

Pas kësaj fitore, Gjilani shkon në kuotën e dhjetë pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelë, teksa Prishtina e Re pozicionohet në fund të tabelës me shtatë sosh./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT