Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeDASH falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste IRGC-në

DASH falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste IRGC-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar Kosovën për qëndrimin e saj të qartë kundër terrorizmit. Vlerësimi vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste.

Byroja  për Kundërterrorizëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka theksuar se ky hap shihet si një tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe luftës kundër terrorizmit.

“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, shkruan DASH në platformën X.

Qeveria shpall si organizatë terroriste organizatën e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike

Më 20 prill Qeveria e Kosovës ka marr vendim për shpalljen e Organizatës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të vendit në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT