Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeDani Carvajal po largohet nga Real Madrid

Dani Carvajal po largohet nga Real Madrid

Real Madridi ka bërë të ditur se mbrojtësi Dani Carvajal nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Kontrata e kapitenit skadon në fund të sezonit dhe palët kanë arritur marrëveshje për ndarje rrugësh me klubin madrilen.

Në njoftimin zyrtar, Real Madridi ka shprehur mirënjohje për një nga figurat më të rëndësishme të historisë së klubit dhe futbollit modern.

“Real Madridi dhe kapiteni ynë Dani Carvajal janë pajtuar t’i japin fund kësaj epoke të mrekullueshme në fundin e sezonit. Reali dëshiron ta falënderoj një nga legjendat më të mëdha të klubit dhe botës së futbollit”, thuhet në komunikatë.

Carvajal ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2002, duke kaluar 23 sezone me fanellën e klubit dhe duke fituar gjithsej 27 trofe.

Gjatë karrierës së tij me “Los Blancos”, ai ka regjistruar 450 paraqitje zyrtare dhe ka realizuar 14 gola.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT