Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportDaku fans i Unitedit, por pse e ka tatuazh fanellën e Martinsit...

Daku fans i Unitedit, por pse e ka tatuazh fanellën e Martinsit te Interi?

Mirlind Daku ka zbuluar në një reportazh për klubin e tij, Rubin Kazan, se është fans i Manchester Unitedit.

Mirëpo, ai në trup ka një tatuazh të një fëmije të vogël që bart fanellën e sulmuesit Obafemi Martins sa ishte lojtar i Interit.

Djaloshi, në tatuazh, është duke e mbajtur dorën e një djali më të madh që rezulton të jetë vëllai i tij.

“Vëllai im i madh më merrte me vete kur luante futboll dhe sa herë dilja jashtë, e vishja këtë vanellë të Martinsit”, ka thënë Daku, përcjell Klankosova.tv.

“Atëbotë më quanin Martins për shkak të fanellës. Kjo ka qenë ndër fanellat e mia të para”.

Kur intervistuesi e njofton që Martinsi ka luajtur për klubin në të cilin luan Daku tash, kosovari mbeti i habitur duke thënë se nuk e paskësh ditur këtë.

The post Daku fans i Unitedit, por pse e ka tatuazh fanellën e Martinsit te Interi? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT