Opinionisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sa më shumë që ka vota, aq më i paaftë është për të qeverisur.
Çollaku u shpreh se shpreson që ai të mos arrijë mbështetje elektorale, si 61, 71 apo edhe 81 për qind, jo për shkak të frikës nga fuqia e tij politike, por sipas tij, kjo do të shoqërohej me thellim të krizave në Kosovë.
“Unë shpresoj që të mos e mbërrijmë një periudhë të tillë kur Albin Kurti i fiton 61 për qind, 71 për qind apo 81 për qind. Jo se i frikësohem fuqisë së tij, mirëpo i frikësohem se Kosova do të jetë në kriza edhe më të mëdha nga ajo çfarë jemi sot”.
“Ky njeri, sa më shumë që ka vota, aq më i paaftë është për të qeverisur, sepse nuk di të qeverisë dhe këtë e ka dëshmuar tani. Mirëpo problemi është që një pjesë e madhe e votuesve nuk e ka kuptuar këtë gjë”, u shpreh ai në Klan Kosova./Klankosova.tv


