Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeÇmimet e naftës bien pas deklaratës së Trumpit për Iranin

Çmimet e naftës bien pas deklaratës së Trumpit për Iranin

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA dhe Irani po zhvillonin biseda produktive për zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme.

Nafta Brent ra mbi 7%, duke u tregtuar nën 99 dollarë për fuçi, ndërsa WTI ra 8% në 90 dollarë për fuçi.

Trump gjithashtu shtyu për pesë ditë çdo sulm të mundshëm kundër termocentraleve iraniane, duke dhënë shpresë për stabilizim në tregjet energjetike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT