Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një grumbull komentet në Facebook ku i janë drejtuar një sërë fyerjesh.
Çitaku tha se këtë gjuhë e ka instaluar partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje.
“Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht”, ka shkruar Çitaku ne Facebook.


