Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku pas takimit me Costën: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj...

Çitaku pas takimit me Costën: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në partneritet të ngushtë me aleatët evropianë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku bashkë me Shefin e Kabinetit të kryetarit të PDK-së, Ardian Arifaj, kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Çitaku ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se me zyrtarin e lartë evropian kanë diskutuar për sfidat që Kosova ka përpara si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen evropiane të saj, transmeton Klankosova.tv.

“Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova bindjen time se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë. Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë”, është shprehur Çitaku.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT