Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeLajmeÇfarë thotë Kryeziu për një bashkëpunim të mundshëm LVV-PDK? (VIDEO)

Çfarë thotë Kryeziu për një bashkëpunim të mundshëm LVV-PDK? (VIDEO)

Eksperti i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se në situatën aktuale politike në Kosovë, koalicioni më i favorshëm për stabilitet institucional do të ishte ai mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në “Info Magazine” në Klan Kosova, Kryeziu tha se bashkëpunimi mes këtyre dy partive do të siguronte funksionim më të qëndrueshëm të qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Për me qenë ma stabile qeveria dhe funksionet tjera shtetërore, sipas mendimit tim, që është edhe i ngulitur në kokën time, duhet me qenë VV–PDK. Ata duhet me i tejkalu këto vija të kuqe dhe duhet ta ushtrojnë pushtetin shtetëror ashtu si duhet”, ka deklaruar Kryeziu në Klan Kosova.

Ai shtoi se tejkalimi i ndasive politike dhe arritja e një marrëveshjeje mes partive më të mëdha do të ndihmonte në shmangien e krizave politike.

Sipas tij, në rast se një koalicion i tillë nuk arrihet, ekzistojnë edhe alternativa të tjera politike, ku si opsione të mundshme përmendi bashkëpunimin e Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës apo me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT