Më 15 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit të cilat ende nuk janë certifikuar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për Klankosova.tv aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.”, tha ai për Klankosova.tv.
Bazuar në rezultatet e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë 396 mijë e 787 vota apo 42, 30 për qind;
Partia Demokratike e Kosovës, i ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind;
Subjekti i tretë politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, 171 mijë e 357 vota apo 18, 27 për qind;
Ndërsa AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë të këtij koalicioni i kanë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind.
The post Certifikimi i rezultateve të 9 shkurtit, KQZ: Procesi në fazën e ankesave appeared first on Klan Kosova.


