Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion, është rikthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në skenë, pas një mungese prej më shumë se gjashtë vitesh.
Dion hapi shfaqjen në “Plenitude Arena”, pranë Parisit, e veshur me një fustan të zi pa rripa dhe duke performuar këngën e saj “On ne change pas”. Rikthimi i saj u prit me emocione të mëdha nga rreth 30 mijë spektatorë, të cilët brohoritën emrin e këngëtares.
E emocionuar, Dion ndaloi për një moment së kënduari, ndërsa publiku vazhdoi ta duartrokiste dhe brohoriste.
58-vjeçarja ka kaluar vite të vështira për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore. Për shkak të gjendjes së saj, ajo ishte tërhequr nga aktivitetet skenike.
Dion kishte njoftuar në vitin 2022 se vuante nga kjo sëmundje. Që atëherë, ajo kishte bërë vetëm disa paraqitje publike, përfshirë performancën e shumëpërfolur në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024.
Gjatë tetë muajve të ardhshëm, këngëtarja pritet të zhvillojë gjithsej 26 koncerte.
Céline Dion cries as she takes the stage in Paris for her first headlining performance in six years https://t.co/bLDtqinDK7
— Variety (@Variety) September 12, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


