Superylli amerikan Cardi B ka bërë shqiponjën dykrenare shqiptare me duar, në një moment që ka tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.
Pamjet janë publikuar në TikTok nga grimeri me origjinë shqiptare, Kevi Kodra, i cili shihet pranë artistes duke formuar së bashku me të simbolin kuq e zi.
Sipas Kodrës, Cardi B ka shprehur gjithashtu dashurinë dhe afërsinë e saj me shqiptarët.
“Ajo tha: ‘Shqiptarët 🇦🇱 me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë…’. Unë i thashë: ‘Unë jam gangsteri i makeup-it’.”, ka shkruar Kodra.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


