Opinionisti Blerim Canaj ka deklaruar se vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja parlamentare, si pasojë e krizave politike.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Canaj tha se qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka funksionuar duke prodhuar kriza, çka sipas tij mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Mirëpo, tash në qoftë se ne e analizojmë se si ka funksionuar politikisht zoti Kurti si kryeministër dhe qeveria e tij dhe cilat janë ato pika të cilat më së shumti i kanë interesuar atij, atëherë vijmë në përfundim që faktikisht zoti Kurti dhe kjo qeveri, që tre mandate, gjithmonë ka prodhuar kriza dhe na shtyn të mendojmë që kjo qeveri din të ekzistojë dhe të jetojë nga krizat dhe me krizat. Edhe duke u bazuar në këtë, atëherë unë po mendoj që ne do të shkojmë në tetor në zgjedhje për të shkuar prapë në dhjetor në zgjedhje. Fatkeqësisht”, ka deklaruar Canaj në Klan Kosova.
Ndiqni deklarimin e plotë:


