Bruno Fernandes ka dalë publikisht në mbështetje të Cristiano Ronaldos, në një periudhë kur situata brenda Kombëtares së Portugalisë ka marrë vëmendje të madhe.
Mesfushori portugez ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Ronaldon, duke theksuar se ai vazhdon të ketë një rol të veçantë në përfaqësuese dhe në vend.
“Kam folur me Cristianon dhe i kam thënë se ai është dhe do të mbetet gjithmonë ikona më e madhe e Kombëtares sonë dhe e vendit tonë. Ai do të jetë gjithmonë më i madhi për ne”, deklaroi Fernandes.
Ai mohoi gjithashtu se Kombëtarja e Portugalisë është e përçarë, duke theksuar se çdo problem duhet të zgjidhet brenda grupit.
“Kombëtarja jonë është e bashkuar, jo e ndarë. Kjo është e rëndësishme. Çështjet duhet të zgjidhen brenda grupit dhe të përfundojnë mirë për të dyja palët”, u shpreh ai.
Fernandes shtoi se Ronaldo e ka një vend të garantuar në historinë e Portugalisë dhe në zemrat e tifozëve.
“Pa asnjë dyshim, ai e ka një vend të rezervuar, jo vetëm mes më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, por edhe në zemrat e të gjithë portugezëve. Kjo do të mbetet gjithmonë dhe përgjithmonë”, tha Fernandes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


