Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizBritney Spears shfaqet në bikini rozë gjatë pushimeve të saj në Meksikë,...

Britney Spears shfaqet në bikini rozë gjatë pushimeve të saj në Meksikë, të afërmit shprehin shqetësime

Britney Spears festoi ditëlindjen e 44-të duke u shfaqur me bikini rozë të ndezur dhe taka në një jaht të marrë me qira në Meksikë.

Ylli i muzikës pop, 160 cm i gjatë, shfaqi format e saj trupore teksa pozonte provokuese, duke kompletuar pamjen me syze aviator dhe zgjatje flokësh.


Videoja në Instagram përfundoi papritur teksa Spears rregullonte pjesën e pasme të bluzës së saj.

Në një tjetër klip, Spears u shfaq me dy fustane të shkurtër gjatë qëndrimit në shtëpinë e saj të pushimeve, duke shkruar: “E gjeta fustanin tim të festës”.

Nuk është e qartë nëse ajo planifikon të kalojë pushimet e Krishtlindjeve në Meksikë apo të takohet me djemtë e saj, Sean dhe Jayden Federline.

Familja e Spears shpreh shqetësim për daljet e saj të fundit, ku ajo u pa duke konsumuar alkool në Westlake Village dhe Thousand Oaks, që të dy rastet përfunduan me largimin e saj nga vendi i ngjarjes.

Një burim i tha Daily Mail: “Është vërtet alarmante. Askush nuk po i jep ndihmën që i duhet; të gjithë thjesht e lënë të bëjë çfarë të dojë”.

Këtë vit, Spears përfundoi pagesën e fundit për mbështetjen e fëmijëve për ish-bashkëshortin e saj të dytë, Kevin Federline, i cili gjatë 17 viteve të kujdestarisë kishte marrë 5 milionë dollarë (rreth rreth 4,5 milionë euro). /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT