Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeBrenda dy ditëve ndalohen punimet në 27 objekte ndërtimi në Kosovë

Brenda dy ditëve ndalohen punimet në 27 objekte ndërtimi në Kosovë

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim rritjen e sigurisë në vendet e punës.

Sipas raportit 48-orësh, janë realizuar gjithsej 66 inspektime në objekte të ndryshme ndërtimi dhe aktivitete të tjera me rrezik të shtuar.

Si rezultat i kontrolleve, 27 objekte ndërtimi janë mbyllur për shkak të parregullsive të konstatuara, ndërsa janë shqiptuar 32 vërejtje ndaj operatorëve ekonomikë. Në nëntë raste të tjera nuk janë ndërmarrë masa ndëshkuese.

Inspektorati ka theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë me intensitet të shtuar me qëllim garantimin e sigurisë në punë dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT