Qeveria në detyrë i ka ndarë 400 mijë për Urën e Sitnicës.
Derisa kryetari i Mitrovicës së Jugut Faton Peci, ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë në qytet.
Për këto projekte detaje ka dhënë korrespodenti i Klan Kosovës Urall Boshnjaku.
Boshnjaku tha se ura ishte premtim i fushatës zgjedhore të Pecit, e që në total do të kushtojë 600 mijë euro.
“Ura do të ndërtohet në hyrje të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një konstruksion metalisht që Faton Peci, e kishte premtuar gjatë fushatës së tij, duke se qeveria do t’ia ndihmojë atij realizmin e këtij projekti. Megjithatë Faton Peci, kishte deklaruar se ura do të kushtonte 600 mijë euro e që qeveria ndau vetëm 400 mijë euro që i bie se bashkë participuese në këtë projekt duhet të jetë vet Komuna e Mitrovicës, e cila duhet t’i japë edhe 200 mijë euro të tjera për realizimin e këtij projekti”, deklaro Boshnjaku në Programin e Mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova.


