Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeBondsteel hap dyert për fëmijët, organizohet Dita e Sigurisë Publike

Bondsteel hap dyert për fëmijët, organizohet Dita e Sigurisë Publike

Nxënësit e kopshtit “Mother Cabrini” nga Prizreni kanë zhvilluar një vizitë edukative në Kampin Bondsteel në kuadër të aktivitetit “Dita e Sigurisë Publike”, organizuar nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë.

Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe profesionistëve që angazhohen për ruajtjen e sigurisë publike.

Përmes demonstrimeve praktike, prezantimeve dhe aktiviteteve interaktive, të vegjlit u informuan mbi mënyrën e reagimit në situata emergjente dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë.

Sipas KFOR-it, qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijes së fëmijëve për sigurinë publike, si dhe krijimi i një lidhjeje më të afërt mes komunitetit dhe institucioneve që veprojnë në shërbim të qytetarëve.

Organizatorët vlerësuan se aktivitete të tilla ndihmojnë në edukimin e hershëm të fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë, përgjegjësinë qytetare dhe reagimin e duhur në raste emergjente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT