Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeShowbizBoksierja Donjeta Sadiku u stolis me të artën në Bullgari

Boksierja Donjeta Sadiku u stolis me të artën në Bullgari

Boksierja Donjeta Sadiku, e ka fituar mdealjen e artë në turneun ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, ajo e ka mposhtur bindshëm kundërshtaren e saj nga Kazakistani, Volossenko Rimma, me rezultat të pastër 5 me 0.

Trajnerja Marjola Sallauka, e ka vlerësuar formën e shkëlqyer të sportistes kosovare, duke theksuar se do të vazhdojnë punën për sukseset e radhës në garat evropiane dhe botërore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT