Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeBllokohet për qarkullim rruga Junik-Gjeravicë, shkak vërshimet e fundit

Bllokohet për qarkullim rruga Junik-Gjeravicë, shkak vërshimet e fundit

Si pasojë e vërshimeve të fundit, Komuna e Junikut ka njoftuar se rruga që çon drejt bjeshkëve është përkohësisht e bllokuar për qarkullim, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ekipet kompetente janë duke qëndruar në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik – Gjeravicë.

“Njoftohen qytetarët që si pasojë e vërshimeve të fundit, rruga drejt bjeshkëve është përkohësisht e bllokuar për qarkullim. Ekipet kompetente ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik – Gjeravicë. Kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet në këtë segment derisa të bëhet i mundur kalimi i sigurt”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT