Një qytetare që ndodhet në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se situata ka ndryshuar pjesërisht.
Sipas saj, autoritetet kanë nisur të lejojnë kalimin e veturave, ndërsa autobusët vazhdojnë të mbesin të bllokuar, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se, deri më tani, vetëm shtatë autobusë janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa të tjerët po presin ende në kolonë.
Qytetarja theksoi se pritjet vazhdojnë të jenë të gjata dhe vijonë qysh nga mesnata.
Klankosova.tv mbetet në pritje të një përgjigje zyrtare nga autoritetet kompetente lidhur me arsyet e situatës dhe kohën kur pritet të zhbllokohet plotësisht qarkullimi.


