Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajme“Bjeshka pa njerëz nuk mbrohet – braktiset”, protestohet në Grykën e Deçanit...

“Bjeshka pa njerëz nuk mbrohet – braktiset”, protestohet në Grykën e Deçanit kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit (VIDEO)

Banorë të zonës, bjeshkatarë, guida malore, pronarë stanesh dhe operatorë turistikë kanë mbajtur një protestë simbolike kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit për ndalimin e transportit të materialeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Protesta  u mbajt te laura e Parkut Kombëtar në Grykën e Deçanit.

Organizatorët kanë thënë se banorët e këtyre bjeshkëve nuk janë kundër natyrës, porse janë pjesë e saj.

“Stanet tona kanë ekzistuar në këto bjeshkë prej qindra vitesh. Janë ndërtuar aty ku kanë qenë gjithmonë, të veshura me gur e dru, duke iu përshtatur ambientit dhe traditës së jetës malore”, thonë ata.

Përmes protestës ata kanë kërkuar: ruajtjen e jetës tradicionale në bjeshkë, Mundësi për mirëmbajtje të stanëve ekzistuese, mbështetje për turizmin malor dhe banorët lokale.

“Dialog dhe zgjidhje reale, jo ndalesa të përgjithshmeBjeshka pa njerëz nuk mbrohet — braktiset”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT