Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeBekim Hoxha transferohet përkohësisht nga AUV në Agjencinë Pyjore të Kosovës, Ministria...

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht nga AUV në Agjencinë Pyjore të Kosovës, Ministria jep sqarime

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Sipas ministrisë, transferimi do të zgjasë për një periudhë njëmujore dhe ka për qëllim sigurimin e funksionimit të rregullt të këtij institucioni.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se z. Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht për një periudhë njëmujore nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Transferimi është bërë në interes të institucionit dhe për sigurimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT