Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve, duke përcjellë një mesazh për paqe, dashuri dhe shpresë.
Përmes një postimi të shoqëruar me pamje nga ceremonia në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë, ai uroi që kjo festë e shenjtë të sjellë më shumë dritë dhe bekime në jetën e besimtarëve.
“Gëzuar Pashkën… U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”, thuhet në mesazhin e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


