Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli, ka folur për aktivitetin e profilit shumë të komentuar “Lule Gjeli”, që ka alarmuar opinionin publik lidhur me përmbajtjen e postimeve duke bërë fushata linçuese ndaj disa figurave të njohura politike në vend.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kerolli befasoi edhe me një deklaratë tjetër, transmeton Klankosova.tv.
“Ka faqe që admin e ka deputetin e Kuvendit të Kosovës. Jo profil, faqe. Ka përmbajtje propagandistike, shantazh, gjithçka”, u shpreh Kerolli.


