Në Prishtinë janë mbajtur aktivitete festive për 9 Majin – Ditën e Evropës, të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me pjesëmarrje të institucioneve, organizatave dhe qytetarëve.
Në kuadër të festimeve, u hap ekspozita “Me art festojmë Evropën”, u zhvilluan performanca muzikore dhe aktivitete për fëmijë, si dhe panairi “Team Europe”.
Duke folur në këtë ngjarje, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, tha se Bashkimi Evropian ka qenë partneri kryesor i Kosovës për më shumë se 25 vjet dhe ka investuar miliarda euro në zhvillimin e vendit.
Ajo theksoi mesazhin e saj kryesor: “Ju duam pjesë të këtij Bashkimi Evropian”, duke nënvizuar mbështetjen dhe afërsinë e BE-së me Kosovën.
Palatova shtoi se Dita e Evropës simbolizon bashkëpunimin dhe partneritetin mes BE-së, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


