Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportBasket, futboll e xhudo – krejt në Art Motion

Basket, futboll e xhudo – krejt në Art Motion

Platforma kryesore shqiptare, Art Motion, sot i sjell të gjitha llojet e sporteve, basketboll, futboll, e xhudo,  ekskluzivisht në kanalet sportive të saj.

NBA hap ditën me një përballje emocionuese mes New York dhe L.A. Lakers, që do të zhvillohet në orën 04:00 dhe do të transmetohet në Sport 1.

Në futboll, Albi Mall Superliga ofron ndeshjen Ferizaj – Suhareka23, që do të mund ta ndiqni në Sport 1 me komentim nga Andi Shabani në orën 14:00.

Po në këtë orar, mund të shikoni Raiffeisen Liga e Parë ndeshjen Trepça – Drenica që do të transmetohet në Sport 2 me komentim nga Naim Selmani, njofton Klankosova.tv.

Në orën 14:00 do të mund të ndiqni edhe ndeshjen e Superligës së Turqisë mes Bodrum dhe Kasimpasa në Sport 1, ndërsa Serie A ka përballjen Cagliari – Genoa në orën 20:45 në kanalin e Sport 1, me komentim nga Lirim Peci.

Superliga e femrave,  sjell ndeshjen Prishtina – Bashkimi, që do të zhvillohet në orën 19:00 dhe mund të ndiqni në Sport 2.

Për ata që preferojnë Xhudo, GP Austria dita 1 do të mund ta shikoni në Sport 3 në orën 17:00, me komentim nga Arbon Flugaj./Klankosova.tv.

Përballjet më të forta të ditës ju presin veç në ekranet e Art Motion!

The post Basket, futboll e xhudo – krejt në Art Motion appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT