Opinionisti Avni Arifi ka folur për “tubimin e bashkimit” të LDK-së, ku të dielën mbrëma kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani u paraqitën për herë të parë si prirës të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjes e 7 qershorit.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se me ribashkimin e Abdixhikut dhe Osmanit, po fillon rrënimi i perandorisë së mashtrimit, transmeton Klankosova.tv.
“Është një energji e re, por ka shumë të paqarta. Do të varet nga fushata, do të varet nga struktura e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa besojnë njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës se ky ribashkim do të sjellë frymë rugoviane, dhe varet nga shumë faktorë. Megjithatë, po besoj që e ka një të mirë Kosova, sepse këtu ka filluar rrënimi i perandorisë së mashtrimit, që ky popull ka me pagu për një kohë të gjatë”, tha Arifi në Klan Kosova.


