Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeLajmeBashkëshortja kujton me fjalë prekëse 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK: “Pusho...

Bashkëshortja kujton me fjalë prekëse 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK: “Pusho i qetë, melaqja jonë”

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh, është varrosur dje në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës.

32-vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre.

Bashkëshortja e tij, Emirjeta Haxha Ahmeti, ka publikuar në Facebook disa momente emocionuese të të ndjerit me fëmijët, duke e shoqëruar postimin me fjalë prekëse.

“Ah, bre jetë, Allahu të deshi më shumë se ne. Pusho i qetë, melaqja jonë. Do të të kujtojmë me mall unë dhe djemtë e tu”, ka shkruar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT