Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeLajme70-vjeçari rrezikon të mbytet në plazhin e Semanit, vrojtuesit i shpëtojnë jetën

70-vjeçari rrezikon të mbytet në plazhin e Semanit, vrojtuesit i shpëtojnë jetën

Një 70-vjeçar nga Lushnja ka rrezikuar të mbytet teksa po pushonte me familjen në plazhin e Semanit.

Sipas informacioneve, i moshuari u pikas nga dy vrojtues të plazhit në momentin kur po dilte dhe zhytej vazhdimisht në ujë.

Ata ndërhynë menjëherë, e nxorën nga deti dhe nisën dhënien e ndihmës së parë, duke ndjekur protokollin përkatës.

Pas ndërhyrjes u arrit stabilizimi i frymëmarrjes së 70-vjeçarit.

Rreth 25 minuta më vonë, ai u transportua me autoambulancë në Spitalin e Fierit, ku mori trajtim mjekësor.

Pas ndihmës së ofruar nga mjekët, bëhet e ditur se i moshuari ka kaluar rrezikun për jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT