Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeBartja e kompetencave, QKSS: Kujdes nga faktorët destabilizues (VIDEO)

Bartja e kompetencave, QKSS: Kujdes nga faktorët destabilizues (VIDEO)

KFOR-i ka nisur integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurimin e Manastirit të Deçanit, pas më shumë se dy dekadash që objekti është ruajtur nga trupat ndërkombëtare, kryesisht ato italiane.

Po ashtu, ka nisur tranzicioni i pranisë së përhershme të KFOR-it në Urën e Ibrit pas 27 vjetësh, me përgjegjësitë e sigurisë që gradualisht po i kalojnë Policisë së Kosovës.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë e ka cilësuar zhvillimin të rëndësishëm, por ka bërë thirrje për kujdes ndaj veprimeve të aktorëve që mund të cenojnë sigurinë. Drejtori i QKSS-së, Mentor Vrajolli, tha se aktualisht ura është e hapur vetëm për këmbësorë.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT