Thursday, July 9, 2026
spot_img
HomeLajmeBalaj: Opozita po e përbrendëson filozofinë e Serbisë se shqiptarët s’dinë të...

Balaj: Opozita po e përbrendëson filozofinë e Serbisë se shqiptarët s’dinë të mbajnë institucione (VIDEO)

Analisti Labinot Balaj ka thënë që opozita është duke e përbrendësuar profecinë e Serbisë që shqiptarët nuk dinë të “mbajnë shtet”.

Ai tha se ndonëse qëllimi nuk është që t’ia bëjnë qejfin Serbisë, rezultati po del të jetë i këtillë pas sabotimit, sipas tij, të përhershëm që po ia bëjnë partisë së parë në vend.

“Po më vjen keq që, pa dashtë me i njëjtësu partitë politike, aspektin politik me Serbinë, por qekjo është, po më doket, njëfarë përpjekjeje me e jetësu profecinë e Serbisë që shqiptarët e Kosovës nuk  janë të zot me kriju institucione”, tha Balaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“E këtë vetëm mos te bon opozita që me ia mveshë një stigmë Vetëvendosjes që e njëjta është e paaftë me kriju institucione. Domethanë, njëfarë sabotimi i përhershëm”.

“Rishtazi është përbrendësu si filozofi e një shteti fqinj. Rishtazi”.

“Është një përbrendësim i një paradigme, i një filozofie që është në funksion të Serbisë. Është e qartë që s’po dojnë me ia ba qejfin Serbisë, por paradigma është e njëjtë”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT