Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e kandidatit të LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.
Para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, Bajrami tha se nuk duhet lejuar që LVV-ja të vendosë se kë duhet të propozojnë partitë e tjera për pozitat në Kryesinë e Kuvendit.
Deklarata e saj vjen në kuadër të përplasjeve mes partive politike lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa Kujtim Shala mbetet kandidati i LDK-së për këtë pozitë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


