Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeBajrami: Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, mos bëni propagandë

Bajrami: Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, mos bëni propagandë

Deputetja e Lidhjrd Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se buxheti dhe rishikimi i tij miratohen me shumicë të thjeshtë dhe nuk mund të bllokohen nga opozita.

Në një reagim publik, Bajrami ka theksuar se mjafton prania e 61 deputetëve në Kuvend dhe vota e shumicës për të kaluar këto vendime, duke shtuar se opozita nuk ka mundësi ta pengojë procesin.

Ajo ka akuzuar Vetëvendosjen për “propagandë”, duke thënë se gjatë viteve të fundit nuk ka pasur pengesa nga opozita për miratimin e vendimeve të rëndësishme në Kuvend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT