Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeLajmeBabai lë për orë të tëra 7-vjeçarin vetëm në mal në Japoni

Babai lë për orë të tëra 7-vjeçarin vetëm në mal në Japoni

Një 48-vjeçar është qortuar nga policia në Japoni pasi la djalin e tij shtatëvjeçar vetëm në malin Fuji për disa orë, ndërsa vazhdoi ngjitjen me djalin tjetër.

Sipas BBC-së, fëmija ishte ankuar se ishte lodhur, ndërsa babai i kishte thënë të “priste aty”, duke i lënë vetëm një pije freskuese dhe një ushqim të lehtë.

Shtatëvjeçari u gjet i ulur në një stol pranë stacionit të gjashtë të shtegut drejt majës, në një lartësi mbi 2 mijë metra, në kushte me mjegull dhe shi.

Punonjësit e një strehe malore e gjetën fëmijën dhe njoftuan policinë.

Babai u lokalizua më pas mes stacionit të shtatë dhe të tetë, një segment që ndodhet rreth tri orë ecje larg vendit ku kishte lënë të birin.

Policia e qortoi 48-vjeçarin për veprimin e tij, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje për rrezikun që i ishte shkaktuar fëmijës në kushte të vështira malore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT