Tuesday, June 2, 2026
spot_img
HomeLajmeAziz Yildirim premton transferimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe

Aziz Yildirim premton transferimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe

Kandidati për president të Fenerbahçes, Aziz Yildirim, ka deklaruar se synon të realizojë transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, nga Mallorca.

Ai e ka bërë këtë premtim gjatë një konference për shtyp të mbajtur të martën, ku ka folur për planet e tij në rast se merr drejtimin e klubit turk.

“Jemi në bisedime me dy lojtarë (Vedat Muriqi dhe Serhou Guirassy), kemi arritur në fazën përfundimtare”, ka thënë ndër të tjera Yildirim.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është përfolur për një largim nga Mallorca pas rënies së klubit nga La Liga.

Në edicionin 2025/2026 të kampionatit spanjoll, Muriqi ka realizuar 23 gola, duke zhvilluar një sezon të suksesshëm me fanellën e Mallorcas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT