Tuesday, July 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAzdren Shala kritikon VV-në dhe Kurtin: Është komunist në praktikë, jo në...

Azdren Shala kritikon VV-në dhe Kurtin: Është komunist në praktikë, jo në teori (VIDEO)

Opinionisti Azdren Shala, ish-aktivist i LVV-së, ka folur lidhur ish-partinë e tij, duke kritikuar funksionimin e saj.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Shala tha se, sipas tij, një pjesë e strukturave të VV-së karakterizohen nga ajo që ai e quajti “servilizëm”.

 “Te krejt ata që hyjnë në Vetëvendosje, ministrat që i ka sot, strukturën përfaqësuese të Vetëvendosjes, është ai dimensioni i servilizmit”, tha ai.

Shala, duke folur për kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, u shpreh se ai është komunist në praktikë dhe jo në teori.

“Servilizmi është kategori darviniane. Për me mbijetu, duhesh me qenë servil, kjo është e para, por më e rëndësishmja është. Ky është komunist në praktikë, jo në teori. Merri ti liderët komunistë, prej Leninit e deri më sot, në letër, në teori, kanë propaganduar moral absolut, ndërkohë kanë qenë krejt të shkëputur prej popullsisë”, u shpreh ndër të tjera Shala. /Klankosova.tv

Ndiqeni deklarimin e tij:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT