Eutanazia ishte njër nga temat kryesore që u diskutua sot në Klan Kosova.
A duhet të ekzistojë e drejta ligjore për t’i dhënë fund jetës në rastet e vuajtjeve të rënda?
Kësaj pyetje iu përgjigj avokati Asdren Bytyqi, i cili tha se është kundër këtij veprimi.
Bytyqi dha edhe arsyet e veta se pse është nuk e përkrah eutanazinë.
“Konsideroj se kjo është formë me të cilat e cënon shenjtërinë e jetës. Jeta është e drejtë ekskluzive të cilën Zoti ia jep njeriut dhe ia merr dhe natyrisht të gjitha sëmundjet edhe këto që kanë vuajtje të mëdha janë sprova, të cilat njeriu është i krijuar t’i durojë derisa ka jetë”, u shpreh avokati.
A duhet të lejohet eutanazia? Në Ora 7 diskutohet perspektiva mjekësore, psikologjike dhe ligjore


