Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeAvancohen dy gjyqtarë në Supreme, Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi

Avancohen dy gjyqtarë në Supreme, Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bëri të ditur se në takimin e radhës ka miratuar raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.

Anëtarët e KGJK-së në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni, në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 shkurt 2025.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT