Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeAutoritetet kosovare dhe austriake me operacion të përbashkët kundër krimit ekonomik

Autoritetet kosovare dhe austriake me operacion të përbashkët kundër krimit ekonomik

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet austriake në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Sipas komunikatës zyrtare, hetimet janë udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pas një kërkese nga autoritetet e Austria përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, shkruan KlanKosova.tv.

Operacioni policor është realizuar më 5 maj 2026 dhe ka përfshirë kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë. Në aksion kanë marrë pjesë edhe hetues nga Austria, ndërsa në fokus të hetimeve janë dy shtetas kosovarë, të dyshuar për përfshirje në vepra penale në Vjenë.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, me datën 05.05.2026 është zhvilluar një operacion policor ku janë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë në të cilin kanë marrë pjesë edhe hetues nga shteti i Austrisë”, thuhet në njoftim./KlanKosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT