Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAutobusët po shfrytëzohen për të dërguar armë jashtë Kosovës? Zbulohet edhe një...

Autobusët po shfrytëzohen për të dërguar armë jashtë Kosovës? Zbulohet edhe një rast në Hungari

Një tjetër autobus nga Kosova u ndalua nga autoritet hungareze, ndërsa mediat atje bënë të ditur se brenda një dërgese u gjetën armë dhe një zmadhues i zërit.

Klankosova.tv ka kontaktuar me linjën e autobusit, Meti Comerc, nga ku u bë e ditur se dërgesa kishte ardhur nga një shtetas i Kosovës, 24-vjeçar.

“Janë katër autobusë brenda një jave. Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëv në Prishtinë, rreth orës 05:30 e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës. Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar më 3 korrik”, bëri të ditur menaxheri i kompanisë për Klankosova.tv.

Sipas të njëjtit, shoferët e autobusit nuk janë ndaluar nga autoritetet hungareze, ndërsa autobusi është ndaluar derisa është kryer ekspertiza e nevojshme.

Një rast i njëjtë i ndodhi edhe kompanisë “Pranvera Travel”. Menaxheri i kësaj kompanie, për Klankosova.tv konfirmoi se një rrjet i organizuar është i përfshirë në këto raste.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të detajeve më të hollësishme.

Kapen armë në autobusin kosovar në Hungari, kompania akuzon një rrjet të organizuar (PAMJE)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT