Sunday, July 5, 2026
spot_img
HomeLajmeAsnjë gjurmë përveç sandaleve: Intensifikohen kërkimet për 78-vjeçarin Xhafer Raqi

Asnjë gjurmë përveç sandaleve: Intensifikohen kërkimet për 78-vjeçarin Xhafer Raqi

Po vazhdojnë kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi, i cili u shpall i zhdukur nga e enjtja e kaluar.

Klankosova.tv ka mësuar detaje të reja rreth rastit.

Burimet bëjnë me dije se janë gjetur sandalet e të moshuarit.

“Kërkimet po vazhdojnë. Jemi duke kërkuar intensivisht me këmbësori dhe drona. Përpos sandaleve që i kemi gjetë që dyshohet se ai i ka pasur me vete, tjetër gjurmë nuk kemi të tij. Ato i kemi gjetur diku në Butovc”, u shpreh ky burim për Klankosova.tv.

“Kërkimet kryesisht po i zhvillojmë natën për shkak të dronave që punojnë me Infrared”, shtoi ai.

Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur, operacioni shtrihet në Zllatar

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT