Familja Ishbilir nga Turqia ka vizituar Shajkovcin e Podujevës, ku është takuar për herë të parë me të afërmit e tyre, me të cilët deri më tani kishin komunikuar vetëm në mënyrë virtuale.
Vizita u realizua pas një udhëtimi qindra kilometra dhe u shoqërua me mikpritje tradicionale dhe sofrën e Llapit, ku mysafirët u interesuan për ushqimet dhe zakonet lokale.
Anëtarët e kësaj familjeje thanë se janë ndier të mirëpritur dhe se përvoja në Kosovë iu ka lënë përshtypje shumë pozitive, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer sërish.
Edhe pse ishte hera e parë në Kosovë, ata theksuan afërsinë kulturore dhe ngjashmëritë e shumta me traditat vendore, duke u ndier si në shtëpinë e tyre.
Ndërkohë, familjarët nga Kosova i kanë njoftuar mysafirët edhe me historinë e vendit dhe ngjarjet kryesore të së kaluarës.
Familja Ishbilir para se të largoheshin nga Kosova mbiemrin e kishin Bekolli por që atë kohë autoritetet turke i detyruan ta ndërrojnë atë.
Detaje mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:


