Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeAsfaltohet një rrugë në Kolovicë me shtyllat e KEDS-it në mes –...

Asfaltohet një rrugë në Kolovicë me shtyllat e KEDS-it në mes – kompania thotë se javën tjetër hiqen ato

Një qytetar i lagjes Kolovica në Prishtinë është ankuar në redaksinë e Klankosova.tv, se në rrugën “Shkëlzen Haradinaj”, komuna po shtron asfalt, ani se në rrugë gjenden shtyllat elektrike të KEDS-it.

Sipas tij, KEDS-i nuk po i heq ato nga rruga.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), Lulzim Krasniqi, i cili tha se shtyllat elektrike do të hiqen javën e ardhshme.

Ai tha se aktualisht komuna është duke e shtruar vetëm shtresën e parë të asfaltit, dhe se javën tjetër do të realizohet projekti i futjes së rrjetit nëntokësor në atë pjesë të lagjes së Kolovicës.

“Javën tjetër pritet të hiqen shtyllat elektrike, pas implementimit nga KEDS-i në rrjetin nëntokësor. Po ashtu sipas informacioneve, tani është duke u shtruar vetëm një shtresë e rrugës, që do të thotë se shtyllat nuk do të mbeten aty”, u shpreh Krasniqi.

Asfaltimi i rrugës “Shkelzen Haradinaj” në Kolovicë. Foto: Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT