Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAsamblisti i LDK-së në Gjilan: Projekti për bulevardin pa leje, pse tash...

Asamblisti i LDK-së në Gjilan: Projekti për bulevardin pa leje, pse tash po kushton 18 milionë euro? (VIDEO)

Gentrit Murseli asamblist nga LDK në Gjilan i ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova ka komentuar projektin e bulevardit të qytetit në këtë komunë.

Ai tha se të gjithë qytetarët e përkrahin një projekt kapital me vlerë të madhe, por shtoi se duhet të ketë transparencë në proces, raporton klankosova.tv.

“Në Gjilan ka filluar një projekt që është në vlerë prej 18 milionë euro dhe duhet ta themi publikisht që askush në Gjilan as nga subjektet politike opozitare, as nuk ka individ që është kundër një projekti që ka vlerën kaq të madhe dhe kur i dimë rrethanat që Komuna e Gjilanit nuk ka investime të mëdha kapitale në 6 vitet e fundit është i mirëseardhur, e aq më shumë një projekt që e ndryshon pamjen në qendrën e qytetit”, tha ai.

Sipas Murselit, ky projekt ka filluar pa asnjë konsultim publik me qytetarët.

“Ne si përfaqësues të qytetarëve, ne kemi kompetencë ligjore ta përcjellim mënyrën se si shpenzohen mjetet financiare të komunës. Ne kemi kërkuar transparencë, qytetarët duhet ta kenë të qartë që në Gjilan ka filluar projekti i bulevardit pa asnjë konsultim publik. Nga java e kaluar kur ka filluar edhe degradimi i parkut të qytetit apo shkatërrimi i tij, edhe bizneset që funksionojnë në qendër të qytetit dhe qytetarët pa dallim nuk kanë as më të voglën informatë se çka po ndodhë. Ne kemi ngrit shqetësimet tona cila është arsyeja që kryetari i komunës, projektin final të bulevardit po e mbanë të fshehur dhe cila është arsyeja kryesore që projekti i publikuar në vitin 2024 është ndryshe nga viti 2026? Cila është arsyeja që projekti e ka vlerën 18 milionë euro, kurse kontrata me operatorin ekonomik është 14 milionë euro dhe shqetësimi i fundit është pse kanë fillu punimet pa leje ndërtimore?”, shtoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT